Barcelona bën gati 120 mln euro për të rrëmbyer Griezmann

Pas eliminimit në Champions League ndaj Juventusit, humbjes në kampionat ndaj Atletico Bilbaos, Atletico Madrid rrezikon që në fund të sezonit të humbasë edhe  yllin e kësaj skuadre, Antoine Griezmann.

Sipas të përditshmes “L’Equipe”, Barcelona duket se ka vendosur të bëjë një tjetër tentativë për blerjen e sulmuesit francez, i cili duket se këtë radhë po mendon seriozisht të ardhmen e tij në aspektin profesional.

“L’Equipe” zbulon edhe një të dhënë tjetër, që mund të rezultojë thelbësore në këtë histori. Klauzola e zgjidhjes së kontratës, që Griezmann rinovoi në muajin maj, është 200 milionë euro, por me një përjashtim: deri në qershor ajo është 120 milionë euro, një shifër kjo më se e përballueshme për një klub si Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja prestigjioze sportive franceze thekson gjithashtu se drejtuesit e klubit katalanas kanë hyrë tashmë në kontakte me përfaqësuesit e futbollistit, duke ofruar një kontratë për lojtarin deri në vitin 2024, me pagë 16 milionë euro në sezon, që do ta bënte atë lojtarin e dytë më të paguar te Barcelona pas Messit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?