Barcelona bën gati super ofertën për të rrëmbyer Lautaro Martinezin në verë

Barcelona e ka seriozisht për afrimin e sulmuesit Lautaro Martinezin. Argjentinasi pëlqehet shumë në “Camp Nou” dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Luis Suarezit. Ekipi katalanas po vuan në fazën e avancuar në këtë fund sezoni, teksa Griezmann nuk po arrin që të përshtatet me lojën e katalanasve.
Ata janë gati të ofrojnë 70 milionë euro + dy lojtarë për të siguruar shërbimet e lojtarit. Kartoni i Semedos ose Vidalit mund të përfshihet në diskutime, përveç shumës së parave. NMartinez dëshiron t’i bashkohet Lionel Messit në Camp Nou, ndërsa oferta financiare plus kartoni i njërit prej lojtarëve titullarë mund të tundojë Antonio Conten.
Mundësia e vetme më pas për Barcelonën është të paguajë klauzolën e tij të 111 milionë eurove nga 1 korriku deri më 15 korrik. Vetë futbollisti nuk e ka mohuar mundësinë për të nisur një aventurë të re në “Camp Nou”, edhe pse në fakt është përshtatur mjaft mirë me lojën e Contes.
KOHA JONË SONDAZH

