FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona dhe Neymar më në fund bëjnë “paqe” mes tyre

Barcelona përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar se ka mbyllur me marrëveshje çështjet gjyqësore dhe civile që kishte hapur me lojtarin brazilian Neymar Jr.

Në këtë mënyrë, klubi “blaugrana” dhe futbollisti kanë nënshkruar një marrëveshje për t’u dhënë fund procedurave ligjore që ishin në pritje midis të dy palëve.

Neymar ishte lojtar i Barcelonës nga sezoni 2013-14 në 2016-17. Disa muaj pas rinovimit të kontratës me Barcelonën, ​​sulmuesi brazilian u largua drejt PSG, në një operacion që u kushtoi parizienëve 222 milionë euro, ndërkohë që braziliani u bë blerja më e shtrenjtë në histori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?