Barcelona dhe United dhurojnë spektakël, por në “Camp Nou” nuk ka fitues (VIDEO)
Spektakël dhe emocione në duelin e parë mes Barcelonës dhe Manchester United, e mbyllur në barazim 2-2. Në Camp Nou u luajt një ndeshje e një niveli të lartë me raste pafund në të dyja portat. Në 45 minutat e para nuk do të kishte gol, ndërkohë që në fillimin e së dytës Alonso zhbllokoi ndeshjen. Gjithsesi gëzimi i vendasve do të zgjaste vetëm 3 minuta pasi Rashford do të barazonte me një goditje të saktë në cepin e portës.
Djajtë e Kuq marrin kontrollin e ndeshjes dhe në minutën e 59-të do të kalonin në avantazh falë një autogoli të Kounde. Barcelona nga ana tjetër u hodh e gjitha në sulm, ku do të gjente dhe golin e barazimit me Raphinha-ne në minutën e 76-të. Për kualifikimin mbetet gjithçka e hapur për duelin e kthimit.
Në ndeshet e tjera të orës 19:00 spikat fitorja e Salzburgut 1-0 ndaj Romës , falë një goli të Capaldo në fundin e ndeshjes. Shakhtar Donesk mundi 2-1 Rennes, ndërkohë që Ajax nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Union Berlin./R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

