Barcelona e ka vendosur, do të paguajë klauzolën e Grizman

Antoni Grizman duket i destinuar për t’ju bashkuar skuadrës së Barcelonës në verën e ardhshme. Mediat spanjolle bëjnë me dije se klubi blaugrana ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të Griezmann nga Los Colchoners që kap shifrën e 100 milionë eurove.

27-vjeçari refuzoi të rinovonte kontratën e tij me Los Colchoneros dhe tanimë gjasat janë që francezi të largohet nga skuadra e Diego Simeones për të formuar një treshe të frikshme sulmuese te Barça me Messin dhe Luis Suarez.

Duke iu referuar asaj që shkruan Cadena Ser, drejtuesit e Barcelonës u kanë komunikuar drejtuesve të Atetikos planin e tyre për të paguar klauzolën e largimit prej 100 milionë eurosh të Grizman nga Atletico Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?