Barcelona e nis Championsin me “manita”, Lazio e Strakoshës mund Dortmundin (VIDEO)

Barcelona e nisi me fitore të thellë 5-1 këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti hungarezët e Ferencvarosh. Lionel Messi hapi serinë e golave me ekzekutimin e saktë të një penalltie të cilën e fitoi vetë. Më pas ishte Ansu Fati që dyfishoi shifrat, ndërsa në fillim të pjesës së dytë talenti spanjoll asistoi për Coutinhon dhe braziliani çoi shifrat në 3-0. Në minutën e 68′ Pique shkaktoi një penallti dhe arbitri e ndëshkoi me karton të kuq, duke bërë që mbrojtësi tē humbë sfidën e javës së ardhshme ndaj Juventusit në Torino. Kharatin ekzekutoi saktë penalltinë dhe shënoi golin e vetëm të Ferencvarosh, para se Pedri e Dembele të shënonin edhe dy herë të tjera për Barcelonën, që me këtë sukses ngjitet në krye të grupit.

Lazio u rikthye në Ligën e Kampionëve dhe e nisi mjaft mirë fazën e grupeve, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj gjermanëve të Borussias së Dortmundit. Ciro Immobile hapi serinë e golave për bardhekaltrit e Inzaghit, me këtë të fundit që kishte rikuperuar shumicën e futbollistëve të dëmtuar, ndërsa më pas ishte Hitz që shënoi autogol dhe dyfishoi avantazhin e italianëve. Verdhezinjtë rihapën takimin me të zakonshmin Erling Haaland në minutën e 71-të, por më pas ishte Akpa-Akpro qē vulosi suksesin e Lazios, falē një asisti tē Immobiles. Vlen të theksohet se debutuan në Ligën e Kampionëve edhe Thomas Strakosha, qe ishte titullar si zakonisht, e Vedat Muriqi që u aktivizua në minutën e 67-të. Chelsea nuk shkoi përtej një barazimi pa gola nē transfertën andaluziane ndaj Sevillas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?