Barcelona fiton mes polemikash ndaj Atletico Madrid, shkon +3 nga Reali (VIDEO)

Barcelona përfiton nga ndalesa e Realit për t’u shkëputur në krye të renditjes. Skuadra e Xavit mori një fitore minimale 1-0 në super sfidën ndaj Atletico Madrid.

Ndeshja do të vendosej nga një episod që do të krijonte jo pak polemika në minutën e 22-të. Dembele do të realizonte pas një aksioni të gjatë, i ndihmuar dhe nga një shtyrje e Gavit ndaj një lojtari të ekipit vendas.

Sfida ishte e ndezur me shumë raste, teksa në fundin e saj, Savic do të ndëshkohej me karton të kuq. Barcelona administroi fitoren deri në fund, duke u ngjitur në krye me 41 pikë, 3 më shumë se Reali. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?