Barcelona fiton ndaj Villarealit, shkon +11 nga Reali (VIDEO)
Barcelona ka marrë fitoren minimale 0-1 në transfertën e Villarreal, ndërsa vijon të kryesojë e patrembur La Liga-n.
Ekipi i Xavit mori avantazhin në minutën e 18-të, ku pas një asisti nga Lewandowski, Pedri e dërgoi topin në rrjetë.
Në minutat në vijim nga të dyja anët u tentuan portat respektive, me ekipin e Xavit që e ruajti deri në fund avantazhin.
Barcelona vijon kryesimin, tashmë me 56 pikë, ndërkohë që Villarreal qëndron në vend të tetë me 31 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

