Barcelona fiton Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, shkatërron në finale Realin (VIDEO)

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës për vitin 2023. Skuadra e Xavit shkatërroi 3-1 Real Madridin në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Ekipi katalanas e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar dy gola. Në minutën e 34-t, pas një aksioni të shpejtë, Gavi përfiton dhe përballë portierit arrin që të shënojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Talenti ishte në një mbrëmje perfekte pasi në minutën e 45-të, do të shërbente një super asist për Lewandowskin, i cili shënoi me portën e boshatisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e dytë, Pedri do t’i jepte fund shpresave të Realit në minutën e 69-të, pas një tjetër asisti që mori nga Gavi. Në fundin e ndeshjes, Benzema realizoi golin e nderit. Barcelona në këtë mënyrë fiton për herë të 14-t Superkupën e Spanjës. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?