FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona ka frikë se mund të humbasë Mesin, edhe pse ka klauzolë 700 mln euro

Barcelona ka fikë se mund të humbasë Lionel Mesin edhe pse i fundit ka një klauzolë prej 700 milionë euro. Drejtori për financa dhe strategji i Barcelonës, Panço Shroder ka frikë se një nga rivalet mund të paguajë 700 milionë euro për Leo Mesin. Kaq është klauzola e argjentinasit, i cili muaj më parë vazhdoi kontratën deri në vitin 2021.

“Ne i kemi vendosur një klauzolë që mendojmë se është e mjaftueshme që Mesi të mbyllë karrierën në Barcelonë. Por, kështu menduam edhe një vit më parë për klauzolën e Nejmar, që ishte e mjaftueshme për ta mbajtur lojtarin. Na u dëshmua verën e kaluar se kjo nuk është e garantuar”, tha Shroder për “Sky Sports”.

Për Mesin interesohen skuadra nga Kina dhe Mançester Siti, të cilat edhe mund ta paguajnë klauzolën marramendëse të argjentinasit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?