Barcelona në “ankth” për Messin, në rrezik “El Classico” me Realin
Shqetësim dhe frikë në shtëpinë e Barcelonës. Jo për barazimin ndaj Valencias, duke i dhënë mundësinë Atleticos që të afrohet nëse fiton ditën e sotme. Lajmi më i keq ishte dëmtimi i Lionel Messit, i cili ishte protagonist në barazimin.
Sulmuesi argjentinas doli nga fusha në minutat e fundit pas një dëmtimi në këmbën e djathtë dhe është në rrezik për sfidën e kësaj të mërkurë ndaj Real Madrid, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
“La Pulce” këtë sezon ka munguar edhe në ndeshjen e parë ndaj Los Blancos për shkak të një frakture në dorë, por këtë herë bëhet fjalë për një dëmtim më të lehtë, lajm që është konfirmuar edhe nga trajneri Ernesto Valverde.
“Do të presim atë që do të thotë doktorët, ka një shqetësim të vogël, por nuk ka asgjë të rëndë, ka thënë trajneri, i cili do të shohë të hënën nëse “Pleshti” do të jetë i disponueshëm apo jo. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

