Barcelona nuk dorëzohet, ofron 65 milionë euro për Willian

Barcelona nuk dorëzohet në synimet për të rrëmbyer Willian nga Chelsea.  Mediat angleze kanë zbuluar muajin e kaluar se Blutë e Londrës kanë refuzuar një ofertë 60 mln euro nga spanjollët.

Por Ernesto Valverde është rikthyer me një shifër të përmirësuar e cila me siguri do të testojë vullnetin e londinezëve. Mësohet se gjigantët e La Liga-s kanë ofruar 65 mln euro për lojtarin plus 10 mln euro bonuse.

Pas largimit të Iniesta dhe Paulinho, Willian kërkohet për të shtuar kualitetin në sulm. Vetë lojtari do të ishte shumë i interesuar për këtë lëvizje, por edhe Manchester United mbetet në ndjekje të brazilianit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?