Barcelona pësoi humbjen e parë në kampionat, arsyeja qesharake e mungesës së Messi-t
Pakkush do ta besonte se Barcelona do të pësonte humbjen e parë në kampionat mbrëmë kundër Levante-s, në një kohë kur ka mbetur edhe 1 ndeshje për t’u luajtur në “La Liga”.
Kjo nuk ishte vetëm humbja e parë në këtë sezon, por edhe e para pas 43 ndeshjesh në kampionatin spanjoll, duke përfshirë edhe sezonin 2016-2017.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë humbje të Barcelonës ishte mungesa e Lionel Messi-t, pasi nëse ai do të ishte në fushë kishte gjasa të madha që ndeshja të mos përfundonte në 5-4 në favor të vendasve. Ylli argjentinas nuk kishte asnjë dëmtim, madje gëzon një formë të shkëlqyer, por arsyeja ishte diçka tjetër.
Një ndeshje miqësore që Barcelona do të luajë të mërkurën kundër skuadrës së kampionatit të Afrikës së Jugut, Mamelodi Sundowns. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Johannesburg, për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nelson Mandela-s, presidentit historik të vendit afrikan, ky duket se është shkaku.
KOHA JONË SONDAZH

