Barcelona pranë transferimit të Cancelo dhe Joao Felix, por më parë duhet të largojë dy lojtarë

Te Barcelona mbizotëron besimi për mbylljen e marrëveshjes për huazimin e Joao Cancelo nga Manchester City dhe Joao Felix nga Atletico Madrid. Ky i fundit është i pakënaqur te Los Colchoneros dhe synon që të kompletojë ëndrrën për të luajtur te Barcelona.

Siç raporton A Bola nga Portugalia, të dy luzitanianët do të ishin gati të transferoheshin në Katalonjë për të nënshkruar me Blaugranët, të cilët megjithatë duhet të zgjidhin problemet e zakonshme ekonomike që kanë shkatërruar klubin prej vitesh dhe që për momentin nuk lejojnë përfshirjen e lojtarëve në listën e kampionatit dhe UEFA-s.

Ndaj dhe fillimisht Barcelona duhet të mbyllë disa operacione në largim si Clement Lenglet, i cili duket se do të kthehet në Premier League për të veshur fanellën e Aston Villa, si dhe Ansu Fati, për të cilin ka interesim nga skuadra e Tottenhamit. Me largimin e tyre, mund të kemi dy afrime të reja duke marrë në konsideratë uljen e pagave. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?