FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona pranë transferimit të super talentit të Ajax-it

“Faleminderit, por Frankie de Jong do të shkojë te Barcelona”. Konfirmimi vjen nga kjo përgjigje që menaxheri i futbollistit holandez, Ali Dursun, u ka kthyer PSG-së dhe Manchester City-t, klube që gjithashtu janë interesuar seriozisht për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

“El Mundo Deportivo”, që është shumë pranë klubit katalan, zbulon se një delegacion i kryesuar nga vetë presidenti Bartomeu (bashkë me drejtuesit e tjerë të lartë të Barçës), ka “fluturuar” drejt Amsterdamit pak ditë më parë, duke “anuluar” firmën që ishte gati të hidhej në marrëveshjen me PSG.

De Jong është bindur t’i thoshte përfundimisht “po” Barcelonës nga stili i lojës së “blaugranave”, që u përshtatet shumë karakteristikave të tij. Ajaxi nuk heq dorë nga kërkesa prej 75 milonë eurosh për një talent që majin e ardhshëm do të mbushë 22-vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?