Barcelona rigjen fitoren në La Liga, fiton ndaj Eibarit në transfertë (VIDEO)

Barcelona rigjen rrugën e fitoreve në kampionat pas dy barazimeve radhazi. Skuadra katalanase ka fituar 2-0 në transfertë ndaj Eibarit. Skuadra e Ernesto Valverdes nuk e ka pasur aspak të thjeshtë edhe pse gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Luis Suarez realizoi golin e avantazhit në minutën e 16-të, Ky ishte goli i 20 për të në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, diçka që po e arrin për herë të gjashtë radhazi.

Eibari mbetet me një lojtarë më pak që nga minuta e 66-të, por Barcelona do të shënonte vetëm një gol me Zhordi Albëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. Me këtë fitore Barcelona ruan vendin e parë me 62 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?