Barcelona sfdon Realin në finalen e Superkupës, mund me penallti Betisin (VIDEO)
Barcelona-Real Madrid është finalja e Superkupës për vitin 2023. Skuadra katalanase ia doli të fitonte vetëm nga ruleta e penalltive ndaj Betisit, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan 2-2.
Lewandowski zhbllokoi rezultatin në minutën e 40-të, por Fekir do të barazonte në të 77-tën duke çuar sfidën në kohën shtesë. Që në fillimin e së parës Ansu Fati riktheu në avantazh ekipin e Xavit, por disa minuta më vonë Moron realizoi një super gol me finte brenda zonës.
Ndeshja shkoi me penallti atje ku Betisi do të gabonte dy herë, duke i dhënë mundësinë Barcelonës që të shkonte në finale. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

