Barcelona shkatërron Betisin, debutojnë me gola Joao Felix dhe Cancelo

Barcelona ka arritur një fitore të lehtë 5-0 Betisin në duelin e vlefshëm për javën e pestë të La Ligës. Ky ishte triumfi i katërt radhazi për Barcelonën, që u ngjit në kuotën e 13 pikëve.

Joao Felix hapi serinë e golave në minutën e 25-të, duke debutuar me fitore, ndërkohë që për golin e dytë mendoi Lewandowski në të 32-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që në pjesën e dytë u regjistruan edhe 3 gola të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të 62-tën, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ferran Torres, për të vijuar më pas me Rafinha-n në të 66-tën dhe Cancelo në të 81-tën. Një dominim absolut ky i Barcelonës, që iu imponua kundërshtarit, nga fillimi deri në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?