Barcelona shkatërron Sevillan, shkon në +8 pikë nga Reali (VIDEO)

Barcelona vijon e qetë rrugëtimin drejt titullit kampion në La Liga, teksa sot ka marrë fitoren e pesë radhazi që e largon +8 pikë nga Real Madridi. Skuadra katalanase shkatërroi 3-0 Sevillan në duelin e vlefshëm për javën e 20-të.

Pas një pjese të parë pa gola, në fillimin e së dytës, Jordi Alba do të kalonte në avantazh ekipin katalanas pas një asisti nga Kessie. Më tej do të ishte gjithçka e thjeshtë për Barcelonën që do të shënonte dy gola të tjerë me Gavin dhe Raphinha.

Barcelona tashmë është ngjitur në kupton e 53 pikësh pas 20 javësh, teksa numëron 17 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?