Barcelona shkatërron Vijarealin, Mesi pranë “Këpucës së Artë” (VIDEO)

Pas fitimit të titullit,Barcelona vijon të mos ndalet. Skuadra e Valverdes luajti sot ndaj Vijarealit, në një ndeshje që nuk kishte shumë histori dhe që u fitua në shifrat 5-1.

Filipe Kutinjo hapi serinë e golave në minutën e 11-të, ndërsa Paulinjo në të 16-ën dhe Mesi në të 45-ën, vulosën rezultatin 3-0 në pjesën e parë. “Pleshti” tashmë ka arritur në kuotën e 34 golave, 3 më shumë se Salah.

Në 45-minutëshin e dytë Vijareali shënoi golin e vetëm me anë të Sansones, ndërsa në minutat e fundit të takimit ishte Ousmane Dembele ai që shënoi një dopietë për Barcelonën dhe fiksoi rezultatin 5-1, me Barcelonën që tashmë shkoi në kuotën e 90 pikëve, kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?