FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona vijon të “vjedhë” ekipet italiane, një hap larg Vidalit

Zhvillime të reja për të ardhmen e Arturo Vidal. Pasi befasoi Romën, duke i ndryshuar “fluturimin” brazilianit Malcom (pritej të mbërrinte në kryeqytetin italian), Barcelona është hedhur në sulm për kilianin, të cilin tifozët e Interit e prisnin në Milano.

Të fokusuar ndoshta te zërat e merkatos që afrojnë kroatin në Milano, zikaltrit kanë lënë pas dorë përfundimin e marrëveshjes me kilianin, duke i dhënë mundësi Barçës që të avanacojë në tratativa.

Sipas katalanes “Sport”, Barcelona ka hequr dorë nga Rabiot, të cilin PSG nuk e shet, duke i fokusuar të gjitha energjitë në blerjen e papritur të Vidalit. Jot vetëm, sepse sipas “Sport”, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve për 30 milionë euro dhe pritet që futbollisti të kryejë vizitat mjekësore në orët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?