Barleti Volej-Tirana, projektohet finalja e madhe e volejbollit të femrave

Barleti Volej dhe Tirana hedhin një hap të rëndësishëm drejt finales për titullin kampion të këtij sezoni, në volejbollin e femrave. Universitaret e Barleti fituan takimin e parë të gjysmëfinaleve të ndeshjes “play off” duke mposhtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Teutës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Hasan Gurabardhi e dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke u konfirmuar si pretendentja kryesore për të vijuar dominimin në volejbollin e femrave. 

Barleti Volej e fitoi setin e parë përballë vajzave durrsake me rezultatin 25-16 dhe universitaret nuk e ulën ritmin as në setet e tjera. Teuta nuk mundi të rikthehej në lojë pasi edhe setin e dytë e humbi në shifrat 25-14. Historia nuk ndryshoi as në setin e tretë me vajzat e Barleti Volej që nuk lejuan një rikuperim duke e mbyllur shpejt praktikën me rezultatin 25-17.  Barleti është vetëm një fitore larg finales së madhe ku me shumë mundësi do të gjejë përballë Tiranën.  Vajzat bardheblu u imponuan me rezultatin 3-0 ndaj rivaleve të Partizanit në “Fahrije Hoti”, në një takim ku u imponuan që në setin e parë duke i gjunjëzuar vajzat e Partizanit me rezultatin e thellë 25-12. Ekipi i trajnerit Roland Tare rivalizoi vetëm në setin e dytë që u mbyll gjithsesi me fitoren 25-23 të Tiranës. Kaq mjaftoi që vajzat bardheblu të merrnin veten dhe të dominonin në setin e tretë që rezultoi më i lehtë për to, me fitoren 25-14.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?