Basket femra/ Flamurtari shpallet Kampion i Shqipërisë
Flamurtari është shpallur zyrtarisht Kampion i Shqipërisë në Basketboll për femra.
Vajzat e drejtuara nga trajneri kampion Viron Toska kanë arritur të mposhtin për herën e 3 rradhazi në finale skuadrën e Tiranës. Takimi i luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit Flamurtari ka përfunduar me rezultatin 76-65. Kjo ndeshje është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Në përgjithësi loja ka qenë e luftuar dhe me mjaft grintë nga të dyja ekipet,ku në fund fitorja i ka buzëqeshur Flamurtarit.
Perioda e parë ka nisur me Tiranën që sulmon menjëherë dhe shënon dy pikët e para me anë të Milovanovic. Vlonjatët janë kundërpërgjigjur me Mijatovic dhe Nikpaljevic. Loja ka qenë mjaft e luftuar dhe dy lojtaret më të mira të kësaj periode kanë qenë Milovanovic dhe Nikpaljevic,të cilat kanë shënuar nga 8 pikë secila. Perioda e parë është mbyllur me rezultatin 17-20.
Perioda e dytë ka pasur një pamje tjetër, pasi Flamurtari ka kontrolluar gjatë gjithë këtij 10 minutëshi. Jozic dhe Mijatovic kanë qenë protagoniste gjatë kësaj periode. Vlen për tu theksuar që rezultati është barazuar disa herë,por pas minutës së 3 Mijatovic kalon për herë të parë Flamurtarin në avantazh. Rivaliteti ka vazhduar deri në fund të kësaj pjese loje,por vlonjatet kanë qenë më të sakta dhe më të organizuara. 3 pikëshat e nikpaljevic,corto dhe jozic i kanë dhënë fitoren vlonjateve. Pjesa e parë mbyllet 40-36.
Perioda e tretë ka pasur të njëjtën histori si perioda e dytë,ku vlonjatet janë më kërkuese dhe më të organizuara. Gjatë kësaj pjese janë dalluar OKoje dhe Nikpaljevic. Tirana me lojtaret okoje,e.bujari dhe milovanovic janë munduar të balancojnë lojën dhe rezultatin,por ka qenë e vështirë. Jozic dhe Nikpaljevic përsëri kanë qenë protagoniste duke treguar formën e mirë që po kalojnë. Kjo periodë përfundoj 22-15.
Perioda e katërt ka nisur me qarkullim të shpejt të topit por finalizimi ka qenë ai që u ka munguar të dy skuadrave,ku deri në minutën e 3 nuk është shënuar asnjë pikë. Mijatovic dhe Nikpaljevic kanë shënuar pikët e para për flamurtarin. Loja ka qenë më e qetë dhe e ekuilibruar ,ku mikeshat nga kryeqyteti me okoje dhe zykaj kanë arritur të qëndrojnë me hapin e flamurtarit gjatë kësaj periode. Aliaj për Flamurtarin ka qenë një prej lojtareve të dalluaranë këtë periodë.
KOHA JONË SONDAZH

