Basler: Bufon pse nuk tërhiqesh? Juve nuk fiton Championsin me ty!
Nëse prezantimi i Higuain varet nga një penallti e humbur për rezultatin 3-1, Bufon ndërkohë ka marrë kritika të shumta për golin e barazimit 2-2 të Eriksen nga një goditje dënimi. Ish-mesfushori i Gjermanisë, Mario Basler, gjatë transmetimit në televizionin “Fantalk” ka sulmuar portierin e bardhezinjve.
“Xhixhi ka qenë një portier i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë mungon dëshira për t’u larguar. Ndodh që të humbasësh kohën e duhur, unë u tërhoqa 33 vjeç, dhe tani jam 49. Klubi dhe trajneri duhet t’ia thonë se ka ardhur momenti i duhur për t’u tërhequr. Ndoshta Bufon ka shumë dëshirë për të fituar Championsin, por nuk është më një portier i një niveli ndërkombëtar. Me të Juventus nuk mund të fitojë Championsin”, ka thënë Basler. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

