Batistuta ironizon Ronaldon: Urime, por është më e lehtë kur …
Cristiano Ronaldo po kalon një formë fantastike. Me golin e shënuar kundër Spal-it, ylli portugez ka barazuar Fabio Quagliarella-n dhe Gabriel Batistuta-n, edhe ata të aftë të shënojnë në 11 ndeshje të njëpasnjëshme në Serinë A. I pari e ka bërë një gjë të tillë sezonin e kaluar, ndërsa argjentinasi ka shkruar historinë në sezonin 1994/95.
“Urime Cristiano-s për rekordin. E vetmja gjë është se është më e lehtë kur pushon”, ka shkruar Batistuta. Ish-sulmuesi qëndroi pushim në ndeshjen kundër Brescia-s.
E njëjta gjë ka ndodhur me Quagliarella-n sezonin e kaluar, ndërkohë që Batistuta nuk mungoi në asnjë ndeshje në periudhën që ka vendosur rekordin.
KOHA JONË SONDAZH

