Batuta brilante e Alegrit pas shortit: Në boks duhet të mundësh kampionin në fuqi!
Një sy te shorti i Ligës së Kampionëve, dhe një tjetër edh më i vëmendshëm te ndeshja e radhës në kampionat ndaj Spalit. Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri nuk e ka fshehur faktin se “goglat” në Nion nuk ishin me fat për ekipin e tij, por sipas tij për të treguar forcën duhet të mundësh kampionin në fuqi.
“Real Madridi është një kundërshtar i mire, jam shumë i lumtur sepse ne do të luajmë kundër një skuadre të madhe dhe do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme të futbollit. Nëse jemi mire dhe me pak fat, do të kalojmë, përndryshe do të shkojmë në shtëpi. Por unë mendoj se ne duhet të jemi të kënaqur në këtë pikë, të jemi edhe një herë në tetë më të mirat në Europë.
Duhet t’i luajmë këto sfida të mëdha. Duhet ta marrim me gjithë pozitivitet, edhe pse vitin e kaluar eliminuam Barcelonën, ndoshta edhe këtë vit eliminojmë Realin. Forcën e Realit e njohim të gjithë. Thashë para tre ditësh që është favoriti i Ligës së Kampionëve dhe jam i bindur, kështu që nëse i mundim do të jetë kënaqësi e dyfishtë. Në boks duhet të mundësh, kampion në fuqi.
Por tani mendojmë për kampionatin, sepse kemi Spal, atëherë ne kemi një pushim, duhet ta kalojmë mirë, sepse përndryshe ndeshja e fundit do të na prishë pushimin 15 ditor. Pastaj kemi Milanin, i cili për momentin nuk është një kundërshtar i lehtë, atëherë do të mendojmë për Real Madridin “, ka thënë Alegri. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

