Bayern Munich 25-herë kampion, Pep Guardiola kërkon tripletë trofesh

Nuk kishte dyshime, që Bayer do të shpallej kampion , që pas fillimit të fazës së dytë. Por  Bayern Munich fitoi matematikisht në fundjavë titullin kampion, kjo falë edhe humbjes së ndjekësit më të afërt, Vulsburgut, 1-0, në fushë të Borusia  Monchengladbach. Një ditë më parë, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi 1-0 me Hertha Berlinit. Ky ishte titulli i 25-të në historinë e kampionatit gjerman për  Bayern. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ndodhet edhe në gjysmëfinale të Champions League dhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Dy vite më parë Bayern i mori të tre trofetë, kur ishte një trajner tjetër, Jupkens. Tashmë, pas dy sezonesh edhe Pep mund të përsërisë tripletën e madhe, çka në kampin bavaraz kanë nisur të besojnë mbi një tjetër sukses të trefishtë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?