Bayerni barazim spektakolar me Leverkusenin, mbeten në krye të renditjes (VIDEO)

Bayerni Munich nuk ka shkuar më shumë se një barazim spektakolar 2-2 ndaj Leverkusenitnë “Allianz Arena” në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Bundesligës. Dy skuadrat kryesuese të Bundesligës ndajnë pikët dhe kreun, pasi kanë grumbulluar nga 10 pikë në katër ndeshje.

Leverkuseni mundi të rezistonte më pak se shtatë minuta në sfidën e javës së katërt të Bundesligës. Në zhvillimet e një goditjeje këndore, Harry Kane, i gjendur i lirë në shtyllën e dytë, e dërgon lehtësisht topin në rrjetë.

Në minutën e 24-t kthehet ekuilibri në rezultat falë ekzekutimit perfekt të goditjes së lirë nga Grimaldo. Sfida mbeti e hapur deri në minutat e fundit, me raste në të dyja portat, por Goretzka do të prishte ekuilibrat. Në minutat shtesë vjen goli i barazimit i Palacios, i shënuar me penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?