Bayerni fiton me “poker” ndaj Wolfsburg dhe rimerr kreun e Bundesligës (VIDEO)

Bayern Munchen ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Wolfsburg me shifrat 4-2. Skuadra bavareze më këtë sukses rimerr vendin e parë në klasifikimin e Bundesligës me një pikë më shumë se Union Berlin.

Bayerni kaloi menjëherë në avantazh me anë të Kingsley Coman. Pas vetëm pak minutash, sulmuesi francez dyfishoi shifrat për bavarezët me një super gol.

Kampionët e Gjermanisë nuk u mjaftuan me kaq, pasi Thomas Muller shënoi golin e tretë me kokë nga një krosim i Joshua Kimmich. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Wolfsburg u kundërpërgjigj duke ngushtuar diferencat me Kaminski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën, skuadra e Nagelsmann mbeti me 10 lojtarë pasi Kimmich u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Wolfsburg kërkoi të rihapte sfidën, por Bayerni shënoi golin e katër me Musialën. Vendasit shënuan me Svanberg, një gol që vlen sa për statistika.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?