Bayerni harron eliminimin në Champions, i shënon 6 gola Mainzit (VIDEO)
Bayerni “abonohet” me rezultatet 6-0 në Bundesligë. Skuadra e Niko Kovac ka shkatërruar Mainzin duke rrëmbyer fitoren e dytë radhazi me të njëjtën rezultat.
Golin e gjashtë të takimit e ka shënuar blerja e janarit, kanadezi Alphonso Davies. Ai është bërë lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që shënon gol për bavarezët, menjëherë ai ka hyrë në historinë e klubit. Festën për kampionët në fuqi e nis Lewandowski që në minutën e 3-të.
James dhe Coman trefishuan rezultatin përpara pjesës së parë. Pas pushimit, James kompleton tripletën e parë për Bayern. Hera e fundit që ai kishte shënuar tre gola në një ndeshje ka qenë për Porto-n në vitin 2011.
Davies ka shënuar golin e fundit dhe Bayern harron eliminimin nga Champions League duke u rikthyer në krye. Aktualisht bavarezët janë në kuotën e 60 pikëve, aq sa Borussia Dortmund i vendit të dytë.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

