FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni ka siguruar shërbimet e një kampioni Bote

Kampioni i Botës me Francën Benjamin Pavard i VfB Stuttgart, sipas mediave gjermane ka nënshkruar që gjatë Botërorit në Rusi një kontratë me Bayernin e Mynihut. 22-vjeçari thuhet se do t’i bashkohet bavarezëve maksimumi gjatë verës së 2019.

Por aktualisht dy klubet janë duke negociuar për të gjetur marrëveshjen në mënyrë që francezi të transferohet në Munich që tani. Të dy klubet nuk kanë dashur të komentojnë mbi këtë çështje.

Pavard ka luajtur si mbrojtës i djathtë gjatë Botërorit dhe ka lënë përshtypje shumë të mira. Te Stuttgart ai ka një kontratë deri më 2021, por më 2019 i aktivizohet një klauzolë lirimi me vlerë 35 mln euro. Gjithsesi mendohet se shifra e transferimit do të shkojë në 50 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?