Bayerni ndalet dhe lë të hapur garën për titull, Dortmundi përfiton (VIDEO)
Kampioni më i ri në Bundesligë do të vendoset në javën e fundit. Bayerni Munich nuk ka mundu që të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Leipzig, duke e çuar në dy pikë diferencën ndaj Dortmundi që mori 3 pikët e radhës. Skuadra e Niko Kovac shënoi në fillimin e pjesës së dytë me Goretzkën, por goli u anulua me VAR, për shkak të një pozicioni jashtë loje gjatë aksionit.
Dortmundi arriti një fitore shumë të rëndësishme 3-2 ndaj Fortuna Dusseldorf. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me një gol të shënuar me kokë nga Christian Pulisic. Reagimi i miqve do të vinte në pjesën e dytë, teksa Fink arriti që të përfitonte nga gabimi qesharak Hitz, i cili nuk arriti që të ndalte goditjen e tij me kokë. Dortmundi do të rikthehej shumë shpejt në avantazh me Delaney.
Pak sekonda më pas Dusseldorf fitoi një penalti, por Lukebakio do të gabonte nga pika e bardhë. Në minutat shtesë, Gotze shënoi golin e tretë duke përfituar edhe nga avantazhi numerik pas daljes me karton të kuq të Bodzek. Gjithsesi në sekondat e fundit shtesës Kownacki shënoi për Dusseldorfin. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

KOHA JONË SONDAZH