Bayerni përjashton Arturo Vidal, Napoli hidhet në sulm për ta rrëmbyer
Emri i Artutro Vidal kthehet në modë te Napoli. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Bayern Mynih ka vendosur që ta largojë ish-futbollistin e Juventusit, pasi kanë afruar Leon Goretzkën gjatë kësaj vere.
Po kjo gazetë thotë se disa klube europiane do të jenë të interesuara për të ardhmen e tij. Napoli, Chelsea, Manchester United dhe madje Atletico Madrid janë shumë të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh. Nuk është hera e parë që Vidal është i lidhur me ekipin “rojiblanco”, i cili do ta shihte atë si zëvendësim për Gabi.
Ancelotti kërkon një mesfushor me shumë eksperiencë për sezonin e ri, teksa kiliani duket se është zgjidhja perfekte. 31-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2019 me Bayern Munich, por ekipi gjerman mund ta shesë atë tani, për të marrë një shumë të mirë parash.
KOHA JONË SONDAZH

