Bayerni pranë transferimit të yllit të City-it për 70 milionë euro
Bayern Munich është shumë pranë marrëveshjes për të nënshkruar me Joao Cancelo nga Manchester City. Manchester City është i gatshëm ta lejojë portugezin të largohet, ku klubi gjerman pritet ta nënshkruajë në formën e huazimit me të drejtë blerje për 70 milionë euro.
Kontaktet janë të avancuara dhe pritet vetëm mbyllja e detajeve të kontratës. Ky transferim i befasishëm erdhi për shkak se Mazraoui është dëmtuar, ndërsa Pavard nuk bën më pjesë në planet e Bayern Munich. Në orët e ardhshme, Cancelo do të jetë në Munich për të kryer vizitat mjekësore.
KOHA JONË SONDAZH

