Bayerni shkatërron Bochum dhe ruan kreun, Dortmundi fiton ndaj Werder-it (VIDEO)
Bayerni ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Bochum, në delin e vlefshëm për javën e 20-të të Bundesliga-s. Skuadra e Nagelsmann triumfoi në shifrat 3-0, duke dominuar sfidën.
Në minutën e 41-të, Thomas Muller do të përfitonte nga një gafë e mbrojtjes kundërshtare duke arritur që të shënonte. Në pjesën e dytë Coman dyfishoi shifrat, ndërkohë që Serge Gnabry vulosi gjithçka nga pika e bardhë në minutën e 73-të.
Borussia Dortmund bëri detyrën në transfertën ndaj Werder Bremen duke marrë një fitore 2-0. Të dy golat do të realizoheshin në pjesën e dytë. Bynoe Gittens dhe Julian Brandt i dhanë suksesin e radhës verdhezinjve.
Sa i përket renditjes Bayerni mbetet në krye me 43 pikë, e ndjekur përkohësisht nga Dortmundi me 40 pikë, ndërkohë që Union Berlini ka një sfidë më shumë për të luajtur, por që mund të shkojë deri në vendin e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

