Bayerni transferon talentin shqiptar, Leon Dajaku

Bayern Munchen ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin me origjinë shqiptare, Leon Dajakun. Ai ka lindur në Stuttgart dhe ka luajtur me skuadrat e moshave, teksa tashmë do të luajë me ekipin e U-19 së bavarezëve. 18-vjeçari ka firmosur kontratën që është e vlefshme deri më 30 qershor 2023.

“Jemi shumë të lumtur që Leoni ka vendosur të luajë për Bayernin. Ai është një lojtar sulmues i shpejtë dhe i rrezikshëm. Ne jemi të bindur se ai do të bëjë përparim të madh te Bayerni,” – deklaroi Jochen Sauer, kreu i kampusit të Bayernit.

Dajaku i transferua në vitin 2014 te Stuttgarti. Në sezonin e kaluar ai u grumbullua dy herë në ekipin e parë të Stuttgartin, në transfertat e Bundesligës kundër G’ladbachut dhe Wolfsburgun. Me ekipin e 19-vjeçarëve të Stuttgartit shënoi 13 gola në 27 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?