Befason Iniesta, as Guardiola e as Enrike. Ja kush është trajneri më i rëndësishëm për ‘maestron’

Andres Iniesta të premten mbushi 34-vjeç dhe duke shtuar këtu edhe faktin se ai në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona ka patur të gjithë vëmendjen e mundshme.

Gazeta “El Mundo Deportivo” ka intervistuar ‘maestron’ dhe në një moment i ka kërkuar që të përshkruajë me një fjalë të gjithë trajnerët që e kanë stërvitur.

“Trajneri im më i rëndësishëm” ishin fjalë që ai përdori për të përshkruar ish-trajnerin e Manchester United Louis van Gaal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigja mund të vijë si një surprizë, duke parë nivelin e lartë të trajnerëve që kanë pasur nderin ta stërvitin, teksa ai suksesin më të madh të karrierës e ka arritur nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, ishte Van Gaal ai që i dha debutimin si profesionist në 2002 dhe ai është një moment që Iniesta e kujton me nostalgji.

Kur pyetet për mendimin e tij mbi Guardiola-n, ai shprehet: “Një mjeshtër për mua.”

Luis Enrique-n e ka përshkruar si një “shok”, ndërsa Valverde-n si të “mençur”.

Luis Aragones ishte një “shembull”, ndërsa Del Bosque “ekzemplar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?