Belgjika zyrtarizon trajnerin e ri, është vetëm 37 vjeç

Belgjika tashmë ka zyrtarisht trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Domenico Tedesco, i cili do të zërë vendin e Roberto Martinez, i larguar nga drejtimi i kombëtares europiane.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kombëtarja e Belgjikës përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Strategu 37-vjeçar ka drejtuar më parë dhe ekipe si Erzgebirge Aue, Schalke 04, Spartak Moscoë dhe RB Leipzig.

Trofeu i vetëm që Tedesco ka fituar në drejtim të këtyre ekipeve, është Kupa e Gjermanisë sezonin e kaluar në drejtim të Leipzig. Detyra e Italianit tashmë është të udhëheqë Belgjikën drejt Europianit 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?