Bëri gjestin e pështirë duke fshirë hundët tek fanella e Ronaldos, reagon Dani Alvesh: Është e dhimbshme…

Futbollisti i PSG-së Dani Alvesh gjatë ndeshjes mes Realit dhe Parisit në Francë bëri një gjest mjaft të ulët kur pasi fshiu hundët, dorën e pastroi në fanellën e Ronaldos. Ky gjest e vuri atë nën një furtunë reagimesh ku ndjekësit e futbollit u indinjuan me këtë gjest të Brazilianit, i cili për sa i përket gjërave të tilla nuk është hera e parë që shkakton reagime të ngjashme.

Por pasi videoja është bërë virale dhe ai ka marrë shumë kritika, ka vendosur të reagojë duke e cilësuar të pakuptimtë atë që thuhet.

“Në këtë punë, nuk është e dhimbshme të eliminohesh sepse është pjesë e jetës dhe me këtë jetojmë çdo ditë, është pjesë e futbollit, por është e dhimbshme të shohësh dhe lexosh gjëra të kota si kjo…”, ka shkruar Alves në Twitter.
Megjithatë nga pamjet s fiksuara nga kamerat duket se Alvesh nuk tregohet i sinqertë në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?