Berisha: Bëjmë shumë gabime, por besojmë ende te përmbysja

Etrit Berisha po zhvillon një sezon fantastik te Spal, por skuadra e tij është drejt rënies në Seria V. Edhe pse është portieri me numrin më të madh të pritjeve në këtë sezon të kampionatit italian, ekipi i tij mban vendin e fundit. Në një intervistë pas humbjes 1-2 ndaj Juventusit në Ferrara, ka kritikuar shokët e ekipit, për formën që po tregon Spal në ndeshjet e fundit.

“U përpoqëm të bënim një ndeshje të shkëlqyer. Kundër ekipeve si Juventus duhet të bësh gjithmonë diçka më shumë. Arritëm të bënim mjaft mirë, por për fat të keq nuk ishte e mjaftueshme. Peshoi aftësia e kundërshtarit dhe gabimet tona. Ne kemi humbur disa ndeshje në këtë mënyrë. Nëse duam të fitojmë nuk duhet të bëjmë gabime. Nëse luan mirë për 80 minuta dhe më pas bën një gabim, mund të them se mungon edhe besimi.

E dimë se jemi në rrugën e duhur. Shpresoj që kjo ndeshje të shërbejë për të na motivuar edhe më shumë. Duhet të besojmë te qëndrimi në elitë dhe të fillojmë të marrim pikë. Po i bashkojmë elementet që na duhen. Trajneri po na ndihmon dhe na bën të kuptojmë se si ai dëshiron të luajmë. Ky modul ndryshon shumë nga ai i mëparshmi, por ekipi është përshtatur shpejt”, përfundoi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?