Berisha nuk ndalet, shënon sërish në Champions League (VIDEO)
Besart Berisha nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte vendimtar në ndeshjen Kauasaki Frontale dhe Melbourne Victory që përfundoi në shifrat 2-2.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me brazilianin Elsinho në minutën e 28-të, por nuk vonoi shumë dhe në skenë doli Berisha. 8 minuta më pas bomber 32-vjeçar nga Prishtina bëri gjithçka në mënyrën e duhur duke realizuar një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1.
Në fillimin e pjesës së dytë Kauasaki gjeti sërish epërsinë me golin e Nobarizatos, por në minutën e 3-të shtesë, Melbourne Victory realizoi golin e barazimit me holandezin George nga pika e bardhë e penalltisë.
KOHA JONË SONDAZH

