FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Te Spal isha si në shtëpi, tani fillon udhëtimi im me Torinon!

Etrit Berisha rikthehet sërish në elitën e futbollit italian, këtë herë për të veshur fanellën e Torinos, me të cilën firmosi një kontratë për tre sezonet e ardhshme.

Menjëherë pas firmës mbi kontratë, Berisha reagoi në rrjetet sociale, ku falënderoi klubin dhe tifozët e Spalit për dy sezonet e kaluara në Ferrara dhe u shpreh se me Torinon nis një etapë e re e karrierës së tij.

“Ferrara! Ishte vërtetë kënaqësi të isha pjesë e juaja gjatë këtyre dy sezoneve të kaluara së bashku, ku mësova shumë dhe dhashë gjithçka. Në këtë qytet më keni bërë të ndihem si në shtëpi… Tani rifillon udhëtimi im në një ekip të ri dhe mezi pres që të nis punën”, shkroi Berisha në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?