Berlusconi ndërron mendje? Milani rrezikon të mos shitet

Marrëveshja për shitjen e Milanit tek kinezët rrezikon të mos realizohet. Të paktën kështu ka komunikuar Sky Sport pasditen e së hënës.

Sipas Sky, orët në vazhdim do të jenë vendimtare për fatin e pronësisë së “Kuqezinjve” dhe jo vetëm në fushën e lojës, ku përballet në orën 21:00 me Romën, por edhe jashtë saj.

Ora 17:00 e datës 12, sipas burimeve të Sky ishtë afati i fundit për kompaninë kineze Sino-Europe për të derdhur në arkat e Fininvest këstin e dytë, që është një shumë prej 100 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derdhja nuk ka ndodhur dhe Sky thotë se grupi Fininvest i ka dhënë afat edhe 24 orë të tjera kinezëve dhe në rast se kjo derdhje nuk ndodh brenda këtij afati, shitja e aksioneve të Milanit mund të anulohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?