Bernardo Silva plotëson ëndrrën e Guardiolës, pranon të rinovojë kontratën
Bernardo Silva më në fund ka pranuar ofertën për rinovimin e kontratës me Manchester City-t. Sipas të përditshmes katalanase “El Mundo Deportivo”, 29-vjeçari i ka thënë “po” ofertës së pronarëve të klubit për zgjatjen e kontratës që skadon në 30 janarin e 2025-ës.
Portugezi ishte objektiv madhor i Barcelonës këtë merkato vere. Ndonëse Silva u tundua nga katalanasit, në fund vendosi që të qëndronte në Angli.
Trajneri Pep Guardiola, pak ditë më parë shprehu dëshirën për rinovimin me senatorët e ekipit, ku përfshiheshin emra si: Kyle Walker dhe Bernardo dhe duket se dëshira e teknikut spanjoll po realizohet.
Në këtë mënyrë shuhen zërat e merkatos për mesfushorin, i cili do ta vazhdojë aventurën te Manchester City.
KOHA JONË SONDAZH

