FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bilanci i përballjeve me Poloninë, vetëm dy fitore kuqezi në 15 ndeshje

Shqipëria dhe Polonia do të përballen sërish në një sfidë delikate në Play Off e Kupës së Botës.  Dy kombëtaret janë takuar 15 herë deri më sot, duke krijuar një rivalitet ku padiskutim dominon përvoja dhe tradita e polakëve, por ku kuqezinjtë kanë ditur të lënë edhe gjurmët e tyre.

Në këto 15 ndeshje, Shqipëria ka arritur 2 fitore, një prej të cilave historike, që vazhdon të kujtohet nga tifozët si dëshmi e potencialit kuqezi. Po ashtu janë regjistruar 3 barazime, ndeshje ku Shqipëria ka treguar karakter, disiplinë dhe aftësinë për të sfiduar një kundërshtar të fortë në skenën europiane.

Megjithatë, në pjesën dërrmuese të sfidave, Polonia ka dalë fituese, me 10 fitore ndaj kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?