Bjellorusia fiton falë një gafe ndaj Kazakistanit, Shqipëria ka shansin të arratiset (VIDEO)

Bjellorusia e ka rimarrë shumë shpejt veten nga humbja me Shqipëri, teksa në duelin e radhës për Ligën e Kombeve ka mundur 2-1 Kazakistanin në transfertë. Skuadra bjelloruse tregoi një tjetër “fytyrë”, në një duel që do të rezervonte shumë emocione.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 53-të me anë të Bordachev në minutën e 53-të, ndërkohë që 9 minuta më pas Aymbetov do të realizonte golin e barazimit.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim, Suyumbayev i dhuron një top Lisakovic, i cili tregohet shumë i vëmendshëm, duke shmangur edhe portierin dhe më pas e dërgoi në rrjetë. Me një fitore të mundshme, Shqipëria do të marrë e vetme kreun e Grupit 4 në Ligën C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?