FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blindohet Roma/ 5 mijë “huligans” priten të mbërrijnë në qytet

Sot dhe nesër mijëra tifozë anglezë priten të mbërrijnë në Romë. në prag të ndeshjes së gjysmëfinales së Chaimpions League që do të zhvillohet më 2 maj në stadiumin Olimpik mes skuadrës së Romës e Liverpoolit.

63 mijë tifoza do të mbushin stadiumin mes të cilëve janë dhe 5 mijë tifozë të skuadrës angleze.

Ministria e Brendshme italiane dhe Prefektura e Romës ka hartuar një plan special masash sigurie për të evituar përplasjet e tifozerive si dhe për ruajtjen e rendit publik në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani special i sigurisë parashikon mbi 1000 agjentë policie që do të mbikëqyrin lëvizjet e tifozëve angleze në qytet, para e pas zhvillimit të ndeshjes, duke përcaktuar zonat e grumbullimit dhe të qëndrimi të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas urdhëresës së Ministrisë së Brendshme , tifozët anglezë janë të ftuar të mos konsumojnë pije alkolike e të mos mbajnë me vete shishe alkoolike të qelqta.

Masat e sigurisë janë publikuar si në portalin e klubit futbollistik të Romës ashtu dhe në atë të skuadrës angleze.

Një javë më parë në ndeshjen e zhvilluar në Liverpool, tifozeritë e dy skuadrave janë përplasur me dhunë, Një prej tifozëve angleze mbeti i plagosur rëndë, ndërsa disa tifozë ultras romanë u arrestuan nga policia angleze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?