Boateng prezantohet të Barcelona: Isha gati të vija në këmbë kur mora vesh lajmin

Kevin Prince-Boateng zyrtarizoi dje transferimin e papritur te skuadra e Barcelonës. Mesfushori i njohur ka folur sot as prezantimit, duke dhënë mendimin e tij në lidhje me futbollistin më të mirë.

“Unë jam një lojtar i Barçës, Messi është më i miri në botë në historinë e këtij sporti. Ai ka qenë më i miri edhe në dhjetë vitet e fundit, është kënaqësi që do ta shoh nga afër, duke u stërvitur dhe luajtur”.

Tani për tani nuk di asgjë, nuk kam folur ende me trajnerin. Jam këtu për një përvojë të paharrueshme dhe për ta ndihmuar skuadrën në përmbushjen e objektivave. Jam krenar që do të luaj së bashku me lojtarin më të mirë në botë. Ky është një nder për mua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë Zotit, është një dhuratë për të luajtur pranë tij. Mezi po pres për ta parë Messin se si luan. Në moshën time dhe me përvojën që kam, mund të luaj si “9”. Këtë mundësi do ta marr si sfidë për të provuar se mund të qëndroj edhe një vit më shumë te Barcelona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur dëgjova lajmin, kam folur menjëherë me agjentin tim. Kur më tha se më kërkonte Barcelona, isha gati të nisesha në këmbë e jo më me avion. Pastaj, kur gjithçka u bë zyrtar, përjetova një nder të madh. Jam shumë, shumë i lumtur për këtë mundësi”, deklaroi Boateng.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?