Bojkoti i Superiores, Libohova: Jemi një hap larg zgjidhjes, presim deri të premten!

Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar në ambientet e ministrisë së financave, mes përfaqësuesve të Ligës dhe qeverisë. Në prononcimin për mediat, Libohova, foli në lidhje me diskutimet e bëra në këtë takim.

“Është një hap pranë zgjidhjes. Problemet që u diskutuan ishin në 2 pjesë, në 3 pikat më pak të rëndësishme, për të cilat gjetëm gjuhën e përbashkët dhe do të jemi një prononcim nga Ministria e Financave së shpejti. Ndërkohë që për Ligjin e Sponsorizimit që është dhe “thembra e Akilit” e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mirë. Ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimtare për një zgjidhje e cila do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re.

Futbolli do të fillojë mbasi ne të kemi një përgjigje e cila do të kënaqë kërkesat tona. Nuk mund të them që do të fillojë këtë javë apo javën tjetër. Nuk morëm asnjë propozim nga ministrja, vetëm diskutim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka një variant të miratuar, në tavolinë janë 2 variante, ai ekzistues dhe ai i propozuar nga ne. Ekspertët bashkë me ministren po diskutojnë që cili nga variantet kënaq ekzigjencat tona. Ne këmbëngulim te varianti jonë. Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akoma nuk ka dakortësi. Nuk është e kollajtë, negociatat zgjatin. Variantet ministria do t’ia propozojë kryeministrit. Përgjigjen përfundimtare e presim nga kryeministri.

Varjanti që ka kërkuar Liga ka brenda elasticitetin për t’u diskutuar. Nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit. Ministria do të paraqesi shumë shpejt qëndrimin e saj për zgjidhjen e të 3 pikave, që janë të pranueshme nga komuniteti i sportit. Bojkoti vazhdon deri në përgjigjen përfundimtare që të kënaqi kërkesat tona”, u shpreh Edvin Libohova.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?