Boksieri Amir Kan “plas në tokë” kundërshtarin për 40 sekonda (VIDEO)

Boksierit të njohur Amir Kan, i janë dashur vetëm 40 sekonda për të mundur  Fill LeGreko, në duelin që solli rikthimin në ring të boksierit britanik pas dy vitesh.

Në duelin e zhvilluar në “Eko Arena” të Liverulit, sapo ra gongu nisi një breshëri grushtesh ndaj rivalit LoGreko, që u rrëzua dy herë në tapet që në raundin e parë, duke detyruar gjyqtarin ta ndalë sfidën pas 40 sekondash.

Kjo ishte fitorja e parë e Kanit pas 5 vitesh para publikut të tij dhe tashmë synon një duel për titullin kampion ndaj Kell Bruk, që ishte në stadium për të parë sfidën. Ndryshe Amir Kan regjistroi fitoren e 32-të në karrierën e tij, ku ka edhe 5 humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?